Tragjedia në Cetinë, presidentja Osmani shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre në tragjedinë në Cetinë, njëherësh ajo i ka shprehur ngushëllime edhe presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin masiv në Cetinë të Malit të Zi, ku mbetën të vrarë 11 persona që u goditën me armë zjarri nga një 34-vjeçar.

“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinë të Malit të Zi”, ka shkruar Osmani në Twitter.

E para e vendit, i ka shprehur ngushëllime presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.

Ajo u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve duke thënë “qëndrojmë me popullin malazez në këto momente”.

Ndërkaq, të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, 11 persona kanë mbetur të vdekur nga një 34-vjeçar që qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Sulmuesi pas kësaj ngjarjeje është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze, Vijesti.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika