21 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit

Më 13 gusht 2001 është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raportet e reja shoqërore dhe politike

Nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit, 13 gusht, 2001.

Janë bërë 21 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit.

Kjo marrëveshje e nënshkruar më 13 gusht 2001,kishte për synim zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoninë e Veriut.

Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Boris Trajkovski – kryetar i atëhershëm Republikës së Maqedonisë, Lubço Georgievski -Kryeministër i atëhershëm si dhe liderët Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski, Imer Imeri.

Marrëveshja kishte disa parimet themelore si: ndërprerja e armiqësive, zhvillimi i pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë, procedurat e posaçme kuvendare, arsimimin dhe përdorimin e gjuhëve, shprehja e identitetit, implementimi dhe anekset.

Këto pika i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Euroatlantike.

Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas kësaj marrëveshjeje, do të ketë ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika