LDK kritikon Qeverinë: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale

Tahiri dhe Lushaku nga radhët e LDK-së kanë treguar shpenzimin e buxhetit për investime kapitale nga Ministritë, duke thënë se realizimi i buxhetit në pjesën e parë të vitit është vetëm 9% dhe më i ulëti në 10 vjetët e fundit. Për këtë, ata akuzojnë Qeverinë

Xhafer Tahiri, ish-kryetari i Vushtrrisë dhe njëherësh, antëtari i LDK-së

Xhafer Tahiri, ish-kryetari i Vushtrrisë dhe njëherësh, antëtari i LDK-së, ka treguar qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundrejt siç e quan ai, “qeverisja e zero projekteve”.

Në një konferencë për media, Tahiri ka numëruar shfrytëzimet e buxhetit për shpenzime kapitale nëpër sektorë të ndryshëm, duke theksuar se asnjëra nga ministritë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e saj.

“Bazuar në të dhënat 6 mujore, LDK-ja me shifra konkrete po prezanton paaftësinë e Qeverisë. Është skandal që Qeveria e Kosovës e ka zero investimin e kapitaleve përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022”.

Së bashku me Jehona Lushakun, nga Forumi i Gruas në LDK, kanë treguar me shifra konkrete investimin e buxhetit kapital.

Sipas shifrave të treguara në konferencë, Ministria e Ekonomisë, Industrisë, Administrim Lokal dhe asaj për Zhvillim Rajonal, janë 4 Ministritë që kanë bërë zero investim dhe realizim të projekteve përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022.

“Ministria e Ekonomisë ka gjithsej 176 milionë euro në buxhet dhe ka realizuar zero përqind të projekteve të saj. Projekte të rëndësishme të kësaj ministrie nuk kanë filluar të realizohen akoma. Është paradoksale si kjo ministri zgjedh të mos plotësojë asgjë në një kohë kur infalcioni është mbi 1 për qind, rritjet e çmimeve nuk kanë të ndalur. Ekonomia nuk e mban popullizimin”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas Lushakut, në të njëjtën frymë ka vazhduar edhe Ministria e Financave.

“Ministria e Financave me buxhet prej 103 milionë eurosh për investime  kapitale ka zhvilluar vetëm 1 për qind, mbi 500 mijë euro”, ka thënë ajo, gjersa ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka më shumë se 5 për qind të realizimit të projekteve.

Njëherësh, ajo ka rikujtuar deklaratat e fundit të Kurtit për “luftë”, ku sipas saj, më efikase do të ishte të realizonte projektet në kuadër të ushtrisë së Kosovës sesa të jepte deklarata të tilla.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka më shumë se 5 për qind realizim për 6 muajt e parë. Është kondratiktore kur fliste për luftën e arrin të realizojë veç 5 përqind të projekteve në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Nga 53 milionë të projektuara për ushtrinë, ministria ka arritur veç 2 milionë”, ka thënë Lushaku, gjersa ka theksuar se FSK meriton qasje serioze.

Në një shqetësim të tillë i ka përfshirë edhe Policët e Kosovës, gjersa ka theksuar se Ministria e Brendshme ka shfrytëzuar vetëm 12 për qind të buxhetit.

Me po të njëjtin ritëm ka vazhduar edhe MASHTI dhe Ministria e Shhëndetësisë.

Nga 10.063.300 euro të planifikuara për gjysmën e parë të vitit, Ministria e Shëndetësisë ka shfrytëzuar vetëm 5 për qind të buxhetit për investime kapitali, ndërsa MASHTI vetëm 10 për qind.

“Akuzon universitetet për performancë, mirëpo nuk ka arritur t’iu ofrojë kushte… Ka bërë zero investime në laboratore gjersa flet sesa e rëndësishme është inovacioni dhe shkenca për të”, ka thënë Lushaku.

Ndër të tjera, Lushaku ka thënë se mospërdorimi i buxhetit nga ana e Qeverisë tregon se Qeveria në fjalë nuk e përdor buxhetin që ka për të adresuar nevojat jetike për qytetarët. Si rrjedhojë, ajo “dëshmon se është e paaftë dhe do të mbetet Qeveri e zerove”.

Sipas Tahirit, realizimi i buxhetit në pjesën e parë të vitit është vetëm 9% dhe njëherësh më i ulëti në 10 vjetët e fundit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika