Qeveria e Shqipërisë jep 68 milionë euro për energjinë

Qeveria ka dhënë 8 miliardë lekë që energjia të mos mungojë përgjatë periudhës së dimrit

Qeveria e Republikës së Shqipërisë i ka dhënë 68 milionë euro shtesë Korporatës Energjetike Shqiptare. Këto para do të përdoren për blerje të energjisë në tregun e huaj.

Qeveria ka dhënë 8 miliardë lekë që energjia të mos mungojë përgjatë periudhës së dimrit, transmeton “Euronews“.

Që nga tetori i vitit të kaluar, Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sektorin e energjisë. Përgjatë gjysmës së parë të këtij viti, janë importuar mbi 250 milionë euro energji elektrike, nga të cilat 50 milionë vetëm në gusht.

Një plan kursimi që mban të fikura shtyllat në rrugët kombëtare dhe dritat në zyrat e njësive vendore hyri në zbatim tre muaj më parë. Mirëpo, ky nuk është kufizimi i vetëm që planifikohet të merret.

Raportohet se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke studiuar edhe mundësinë për rritur çmimin e faturave për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat energji në muaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika