“Vargjet Satanike” shkak i sulmit ndaj Salman Rushdie

Përmbajtja e librit "Vargjet Satanike" e cila është cilësuar si ofendim për disa myslimanë ishte shkaku i sulmit që ndodhi ndaj Salaman Rushdie

Autori Salman Rushdie dhe foto nga ngjarja e së premtës kur është sulmuar ai

Autori Salman Rushdie është përballur me kërcënime për vdekje për më shumë se 30 vjet që nga botimi i “Vargjeve Satanike”. Rushdie ka thënë se qëllimi kryesor i romanit të tij ishte të shqyrtonte përvojën e emigrantëve, por disa myslimanë u ofenduan nga portretizimi i Profetit Muhamed dhe vënia në pikëpyetje e natyrës së shpalljes së Kuranit si fjalë e Zotit.

Pra, “Vargjet Satanike” të cilat e vunë në qendër të sulmeve të ekstremistëve, një vjet pas botimit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Khomeini ,bëri thirrje për ekzekutimin e Salman Rushdie. Ai ofroi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh në një fetva – një dekret ligjor i lëshuar nga një udhëheqës fetar islamik.

Ky shpërblim mbetet aktiv, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga ky dekret, por në vitin 2012 një fondacion fetar pothuajse zyrtar shtoi edhe 500,000 dollarë shpërblim.

Salman Rushdie ka lindur nga myslimanë jo praktikues dhe vetë është ateist, i cili ka ngritur zërin për lirinë e shprehjes.

Pas këtyre kërcënimeve Rushdie ka arritur që të qëndrojë i sigurt, por i fshehur për shumë vjet në Londër. Ndërsa, ditën e 12 korrikut ai është sulmuar gjatë një fjalimi që po mbante në New York, dhe gjendja e tij është shumë e rënduar.

Sipas Andew Wylie, agjent I autorit, ka thënë se ai mund të humbasë njërin sy dhe nuk është në gjendje të flasë.

Sulmi ndodhi pak para orës 11 të mëngjesit në Institutin Chautauqua pranë Erie në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, afër liqenit Erie, rreth 400 milje (644 km) në veri-perëndim të qytetit të Nju Jorkut.

Disa vargje nga ‘Vargjet Satanike’

“Pra, problemi i Indisë rezulton të jetë problemi i botës. Ajo që ndodhi në Indi ka ndodhur në emër të Zotit.”

“Emri i problemit është Zot.”

“Që në fillim njerëzit përdorën Zotin për të justifikuar të pajustifikueshmet.”

“Gjuha është guxim: aftësia për të konceptuar një mendim, për ta folur atë dhe duke e bërë këtë për ta bërë atë të vërtetë.”

Këto janë disa nga vargjet e librit, që i sollën autorit 30 vjet frikë dhe tash edhe një sulm i cili e dërgoi gati drejt vdekjes.

Pas shumë kërcënimeve me vdekje, autori Salman Rushdie theret me thikë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika