Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë të shtunën se ishte i befasuar që mesfushori gjerman Toni Kroos nuk ishte në listën e 30 finalistëve për Topin e Artë.
Pesë lojtarë të ekipit fitues të Ligës së Kampionëve u nominuan të premten si, Thibault Cortois, Casemiro, Luka Modric, Vinicius Junior dhe më favoriti për ta fituar Topin e Artë është Karim Benzema.
Në listë është edhe nënshkrimi i ri, Antonio Rudiger, por nuk kishte vend për mesfushorin gjerman Kroos.
“Më befason pak, sepse Kroos pati një sezon fantastik… Por është e vërtetë që mund të ishte problem nëse do të përmendnim të gjithë lojtarët e Real Madridit , unë mund ta kuptoj këtë,” ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes hapëse në La Leauge, shkruan AFP.
Ndërsa, Ancelotti ishte veçanërisht i kënaqur me përfshirjen e sulmuesit brazilian Vinicius në listën e 30 të nominuarve, kurse për fituesin e Topit të Artë ai është i sigurtë që është Benzema.