Të shtunën e 13 gushtit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me ish-komandantin e KFOR-it, Erhard Bühler.
Takimi mes kreut të AAK-së dhe ish-komandantit të KFOR-it u bë i njohur përmes një postimi në Facebook të deputetit Ramush Haradinaj. Në këtë postim thuhet se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish deputet dhe zv.ministër i jashtëm”, thuhet në postimin e Haradinaj.
Haradinaj dhe Bühler kanë biseduar për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.