Teksa Evropa është duke përjetuar një verë të nxehtë, një nga lumenjtë kryesorë të kontinentit është duke u tharë, kështu duke paraqitur probleme të mëdha për njerëzit dhe bizneset që mbështeten në të.
Shqetësim për këtë gjendje ka shprehur edhe kapiteni Andre Kimpel, i cili ka thënë që niveli i ujit ditët e fundit ka rënë ndjeshëm.
“Nuk është shaka, ne kemi 1.5 metra ujë dhe varka jonë është 1.20 metra e thellë. Pra, kemi 30 centimetra ujë të mbetur poshtë nesh”.
“Nuk është e pazakontë që niveli i ujit të bjerë. Dikur kemi pasur shumë përmbytje ndërsa tani kemi shumë ujëra të ulëta”, ka thënë kapiteni.
Por, niveli aktual i ujit nuk ka rënë ende nën shifrën më të ulët, e cila ishte regjistruar në tetor të vitit 2018, ku niveli i ujit kishte rënë në 25 centimetra.
Ekspertët kanë paralajmëruar se uji i ulët mund të dëmtojë ndjeshëm ekonominë gjermane, raporton BBC.
Ndërkaq, agjencia qeveritare e cila i monitoron nivelet, ka thënë se niveli i ujit aktual mund të jetë thjesht pjesë e një modeli normal.
Por, gjithashtu kanë theksuar se ngjarjet e tilla vetëm sa po bëhen më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe se situata mund të përkeqësohet në gjysmën e dytë të këtij shekulli.