​FSK-ja largon 143 mjete shpërthyese nga lagjja “Dardania” në Pejë

Është bërë e ditur nga FSK-ja se 143 mjete shpërthyese janë larguar këtë të shtunë nga afërsia e nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë. Ndërsa, këto mjete që pritet të shkatërrohen kanë egzistuar që nga koha e Luftës së Parë Botërore

Foto nga vendi i ngjarjes, publikuar nga FSK-ja

Janë larguar 143 mjete shpërthyese nga afërsia e nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë.

Eliminimi i tyre është bërë nga ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zviceran.

“Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zvicrran kanë larguar 143 mjete shpërthyese nga afërsia e nënstacionit elektrik Peja 2 në lagjen Dardania në Pejë”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja.

Foto nga mjetet shpërthyese

Ndërsa, operacioni kishte zgjatur dy ditë, por mbetjet e gjetura ishin aty që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat, sipas FSK-së rrezikonin sigurinë e banorëve.

Foto nga mjetet shpërthyese

“Gjatë operacionit dy ditor janë larguar këto mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve. Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në​ lagje”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurt dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurt.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika