Ka përfunduar edicioni i parë festivalit ‘Mal Fest’, i organizuar nga komuna e Malishevës.
Festival ky i dedikuar për të rinjtë dhe jo vetëm, i cili ka zgjatur për dy ditë me radhë, me datë 12 dhe 13 gusht.
Gjatë këtyre dy netëve të festivalit kanë performuar artistë të shumtë të përmasave kombëtare dhe lokale në parkun e qytetit në Malishevë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në një postim në Facebook, ka treguar që ky festival ka qenë qendra e argëtimit për të rinjtë si dhe të gjithë të interesuarit.
Ai gjithashtu ka falënderuar organizatën ‘Values for Better Future’ si bashkë organizatore e këtij festivali, si dhe donatorë të shumtë që e kanë përkrahur këtë nismë.