Një ditë pasi u godit me thikë Autori Salman Rushdie është hequr nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë sërish.
Rushdie me vite të tëra është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.
Personi i cili ishte akuzuar për sulmin ndaj Rushdie, është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.
I akuzuari për këtë sulm është Hadi Matar, 24 vjeç.
Michael Hill, presidenti i institucionit Chautauqua përmes rrjetit social Twitter ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të Rushdie.
Përpara sulmit, Rushdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë të tillë.
Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.
Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret, duke bërë thirrje për vrasjen e zotit Rushdie, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh (2.5 milion £) në kokën e autorit.
Rushdie lindi në Bombei, Indi në vitin 1947. Ai u dërgua në shkollë me konvikt në Angli përpara se të vazhdonte studimet për histori në Universitetin e Kembrixhit. Në vitin 2007, ai u shpall kalorës për shërbime në letërsi.
Ka pasur një valë mbështetjeje për të, me sulmin e dënuar gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.