4 persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të trafikut në mes të dy veturave, në Lëbushë të Deçanit.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës.
“Rreth orës 09:50 policia është informuae për një aksident trafiku në Lëbushë – komuna e Deçanit. Kanë qenë të involvuara dy vetura, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova për Portalin Dukagjini.