1570 raste të dhunës në familje nga janari deri në korrik të 2022

Mbi 220 raste të dhunës në familje brenda muajit janë regjistruar në vend gjatë këtij viti. Numri i lartë i tyre, po konsiderohet shqetësues nga sociologë e organizata që merren me të drejtat e njeriut. Sipas tyre, një pjesë të fajit e mbajnë edhe institucionet e drejtësisë të cilat sipas tyre po shqiptojnë dënime të ulëta për raste të tilla

Ilustrim

Deri në korrik të 2022 – tës, në gjithë vendin janë raportuar një mijë e 570 raste të dhunës në familje.

Kjo shifër, e ndarë në muaj, nxjerrë një mesatare të frikshme prej mbi 220 rastesh për muaj të rasteve të raportuara.

Viktima, sipas të dhënave që policia i ka dërguar Dukagjinit, rezulton se kanë qenë një mijë 324 gra e 280 burra.

Gjithë kjo situatë po shihet shqetësuse nga njohësit e fushës së sociologjisë.

“Në të dhënat e policisë e shohim se gratë janë më të atakuarat nga dhuna në familje por kjo nuk e mohon faktin që ka edhe meshkuj që atakohen po ashtu. Kjo zakonisht është parë si një marrëdhënie e ç’ekuilibruar dhe duke e ditur që jetojmë në shoqëri patriarkale pozita e grave në vend është aspak e favorshme në vend”, ka thënë Bleona Kurteshi – sociologe.

Bleona Kurteshi – sociologe

Ndërsa nga organizatat që merren me të drejtat e grave, më shqetësues e konsiderojnë trajtimin e rasteve të tilla në institucionet e drejtësisë.

“Ne akoma shohim gra të cilat raportojnë, qoftë nëpër media, qoftë nëpër organizata joqeveritare që kanë treguar për mënyrën se si ato janë trajtuar kur ato kanë raportuar rastet në polici apo shohim raste të vendimeve skandaloze të Gjykatave të Kosovës”, ka thënë Leonida Molliqaj – QIKA.

Leonida Molliqaj – QIKA.

Sipas informatave të televizionit, për nga numri i rasteve të raportuara, në krye të listës janë rajoni i Mitrovicës, pasuar nga Peja, Gjakova e Prishtina.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika