Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri (ISHP) ka konfirmuar praninë e dy varianteve të reja të Covid-19, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron.
Sipas ISHP-së pas analizimit të 556 mostrave, ka rezultuar se janë të pranishme në Shqipëri edhe varianti BA1 i Omikron dhe ai BA2.
Rezultatet e mostrave të dërguara në Gjermani sipas ISHP-së tregojnë se 86% e tyre ishin me variantin BA2.
“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore”.
“Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thotë ISHP-ja në një deklaratë për media.
Vaksinimi është mbrojtja më e mirë për të gjitha variantet e Covid-19, thonë ekspertët shëndetësor.