Të dielën e 14 gushtit është rrotulluar një autobus nga Serbia në autostradën e Trakës në Bullgari.
Nga aksidenti 12 persona janë lënduar në mesin e tyre janë tetë fëmijë
Dhe po trajtohen në spitalin e Stara Zagorës, që është vendi më i afërt i aksidentit, raporton media serbe N1.
Sipas informatave për t’iu dalë në ndihme në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie.
Raportohet se të gjithë udhëtaret janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona.
Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar, sipas mediave bullgare.
Gjithashtu televizioni publik bullgar bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.