Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën e 15 gushtit do të vijë në Kosovë për vizitë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.
Në kuadër të kësa vizite zyrtare, presidenti i Shqipërisë do të takohet me liderët e institucioneve shtetërore dhe krerët e partive opozitare.
Bajram Begaj, gjithashtu, do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.
Kreu i Shqipërisë do të zhvillojë takim me komandantin e KFOR-it, me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë.