Arrihet marrëveshja, patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me reciprocitetin e lejeve të drejtimit nga ana e Ministrisë së Arabisë Saudite

Njohja reciproke e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tashmë është marrëveshje e përfunduar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me reciprocitetin  e lejeve të drejtimit nga ana e Ministrisë së Arabisë Saudite.

Kjo marrëveshje, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, do të hyjë në fuqi 30 ditë pas mbylljes së procedurave.

Me arritjen e këtij reciprociteti, qytetarëve vizitorë dhe turistë do t’u mundësohet lirshëm përdorimi i patentë shoferit në të dyja vendet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika