Hoti për reduktimet e rrymës: Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me reduktimet e energjisë elektrike po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në lidhje me reduktimet e rrymës të paralajmëruara nga KEDSI, ka thënë se është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë.

“Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas Hotit, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999.

Sipas tij, për të mbuluar menaxhimin e krizës energjetike, është hapur tema e lejimit të shamive në shkolla.

“Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar tutje ai.

Për paralajmërimet për reduktime të rrymës ka pasur reagime edhe nga ana e PDK-së.

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin pas paralajmërimeve për reduktime të rrymës.

Dikush sipas saj, duhet të japë përgjegjësi për sabotimet e “njëpasnjëshme të secilit projekt, i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.

Sipas saj, sigurimi i energjisë është çështje e “sigurisë kombëtare”.

Ndërkaq, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se të hënën e 15 gushtit do të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KEDS-i ka njoftuar se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar gjatë ditës së hënë, konsumatorët do të kenë nga gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë kufizime.

Sipas njoftimit, energjia elektrike e blerë deri më tani ka shkaktuar humbje enorme.

“Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë te furnizuesi. Kjo, e ka rënduar gjendjen edhe më tepër. Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shteruar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika