Kapet në kufi një zyrtar policor, kishte me vete mbi një mijë fishekë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor i cili në mënyrë ilegale kishte tentuar t’i kontrabandojë më shumë se një mijë fishekë gjuetie

Inspektorati policor i Kosovës

Një zyrtar policor është kapur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, teksa në mënyrë ilegale po barte fishekë gjuetie.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se, personit në fjalë i janë gjetur, gjithsej, 1074 fishekë të pushkës për gjueti.

IPK-ja ka njoftuar se ndaj policit i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është rekomanduar suspendimi dhe se i është hapur rasti për veprat penale ““Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika