Nikaj fajëson Qeverinë: Dimri do të na gjejë në terr dhe pa ngrohje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në lidhje me krizën energjetike në vend

Bernard Nikaj, PDK

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqmenaxhim të sektorit energjetik.

Nikaj ia ka lënë fajin Qeverisë për reduktimet, të cilat kanë filluar të hënën.

Sipas tij, stina e dimrit do të jetë edhe më e vështirë sa i përket krizës me energji elektrike.

“Dimri po vjen, dhe nëse vera po përmbyllet me terr, atëherë dimri do të na gjejë në terr, por edhe pa ngrohje dhe me çmime të larta, dhe fajin për këtë krizë e ka Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Nikaj në një konferencë për media.

Anëtari i PDK-së, ka deklaruar se është e papranueshme që në sezonin e verës të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari në lidhje me gjendjen e krijuar.

“Si PDK duke e ndarë këtë realitet të territ me qytetarët kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria Kurti, është e pafalshme që në kushtet optimale të prodhimit të energjisë të ketë reduktime, është e papërgjegjshme që qytetarët ta kuptojnë në mbrëmje që s’do të kenë rrymë”, ka deklaruar ai.

Arsyetimet e Qeverisë së Kosovës, Nikaj i ka quajtur të papranueshme, pasi sipas tij, nuk i ka fajet askush tjetër përveç ekzekutivit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika