Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në të takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas ZKM-së Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetejen “për vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese”.
Tutje ai ka e ka përgezuar Qeverinë e Kosovës për maturinë dhe qetësinë e treguar rreth.
“Presidenti Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
“Ritheksova përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dhe vëllazërore”, ka shkruar Kurti Në rrjetin e tij, social Facebook.
Tutje, ai ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e “negociatave me Bashkimin Evropian dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ceremoni të lartë shtetërore.
Vizita e presidentit të Shqipërisë, do të jetë vizita e parë zyrtare në një vend tjetër pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.
Përveçse me presidenten Osmani, Begaj pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti i Shqipërisë do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.