Pas reduktimeve në Kosovë kthehen në përdorim gjeneratorët

Qytetarët e Kosovës këtë të hënë të nxehtë të gushtit janë zgjuar duke u ballafaquar me reduktime të energjisë elektrike. Ka biznese që deri në 1 mijë euro harxhuan për pak orë në derivate për gjeneratorë. Ata shprehen të mllefosur me gjendjen e gjithashtu të frikësuar për dimrin. KEDS e Ministria e Ekonomisë kanë fajësuar njëri-tjetrin për gjendjen

Ilustrim

Gjeneratori apo agregati siç njihet në Kosovë që nga sot është bërë burim i rrymës për disa orë në shumë vende të Kosovës. Një pronar i një kafeneje në Fushë Kosovë thotë se në mëngjes i harxhoi rreth një mijë euro për këtë pajisje.

Situatë e ngjashme për rreth tri orë mbizotëroi në shumë kafene e biznese në Fushë Kosovë.

Shumica e tyre ndonëse jo para kamerës u shprehën të frustruar me reduktimet, e po ashtu të frikësuar për gjendjen që do të mbizotërojë gjatë dimrit.

Për sezonin e dimrit nuk e dinë, por aktualisht sipas zëdhënësit të Kompanisë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, që nga mëngjesi kanë filluar me reduktime.

Viktor Buzhala thotë se reduktimet 6 orë me rrymë e dy në terr po ndodhin për shkak se nuk i kanë pranuar paratë e subvencionimit nga Qeveria.

“Subvencioni i Qeverisë nuk ka ardhur, do të thotë nuk është derdhur në arkat e KEDS-it asnjë cent ndërsa çmimet janë rritur paralelisht. Kjo ka bërë që të kemi një vështirësi të sistemit. Kostoja e sistemit nuk po mbulohet”, ka thënë Viktor Buzhala – zëdhënës i KEDS-it.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala

Sipas tij, Kosova aktualisht po furnizohet vetëm nga prodhimi vendor, me një mungesë të më shumë se 100 megavatë.

“Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave në muajin shkurt ZRRE e ka marrë parasysh zotimin e Qeverisë prej 100 milionë eurove të tarifave përkatësisht mbulimin e rritjes së çmimit dhe e dyta çmimet e parapara atëherë të importit kanë qenë diku një qind e diçka euro për megavat ndërsa sot kanë mbërri mbi 500 euro”, shtoi Buzhala.

Qëndrim dhe shifra ndryshe kanë dhënë nga ministria e Ekonomisë. Duke iu referuar reduktimeve, ministria e Ekonomisë përmes një komunikatë ka thënë se diferenca e konsumit dhe prodhimit është rreth 150 megavat ndërsa kanë përmendur edhe humbjet që KEDS nuk po i mbulon.

“Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i. Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Edhe nga organizatat të cilat merren me fushën e energjisë thonë se kanë munguar masat e duhura në kohën e duhur.

Visar Azemi paralajmëron se gjatë dimrit nuk përjashtohet përkeqësim i situatës për çka këshillon që të ndahen fonde shtesë.

Azemi sugjeron që të punohet në kursim të energjisë, oferta më të lira në tregun ndërkombëtar si dhe të shqyrtohet ndihma nga Shqipëria e cila gjatë dimrit e rrit prodhimin e energjisë elektrike.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika