Pacolli për zgjedhjen e presidentit të Kenya-s: Mezi pres të bashkëpunoj me mikun tim Ruto

William Ruto, zëvendëspresidenti aktual i Kenya-s, është zgjedhur si kreu i ri i shtetit pas votimeve të zhvilluara. I njëjti është miku i ngushtë i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe presidenti i ri i Kenya-s, William Ruto

Pas zgjedhjes së presidentit të Kenya-s, William Ruto, një urim i menjëhershëm ka ardhur nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi nëllogarinë e tij në Twitter, Pacolli teksa thekson miqësinë e ngushtë me Ruto-n, ka thënë se pret një bashkëpunim me të, për një kapitull të ri për të ardhmen.

“I dërgova urimet e mia të përzemërta presidentit të zgjedhur të vendit të Kenias, mikut tim William Ruto. Ne u takuam shumë herë dhe e prita në shtëpinë time dhe në vendin tim. Jam i sigurt se Kenia, por edhe Afrika, kanë një lider me rëndësi globale. Mezi pres të punoj me të në një kapitull të ri”, ka shkruar ai.

Zëvendëspresidenti,William Ruto është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Kenia duke mposhtur ngushtë rivalen e tij, Raila Odinga.

Ruto ka arritur të sigurojë 50.5% të votave, sipas rezultateve zyrtare, njoftim ky që u vonua mes përleshjeve dhe akuzave për manipulim votash nga fushata e Odinga.

Katër nga shtatë anëtarët e komisionit zgjedhor refuzuan të mbështesin rezultatin, duke thënë se ai ishte “jotransparent”, transmeton “BBC”.

“Ne nuk mund ta marrim pronësinë e rezultatit që do të shpallet për shkak të natyrës jotransparente të kësaj faze të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme,” tha Juliana Cherera, nënkryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor dhe Kufijve (IEBC).

Kjo ishte hera e parë që Ruto, 55 vjeç, kishte kandiduar për president. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident për 10 vjet, por u përplas me Presidentin, Uhuru Kenyatta, i cili mbështeti Odingan për ta pasuar rolin e tij.

Në fjalën e tij, Presidenti i zgjedhur, Ruto falënderoi komisionin zgjedhor për mbikëqyrjen e zgjedhjeve gjersa theksoi se donte të ishte president i të gjithëve dhe që vendi të fokusohej në të ardhmen.

Kenia: William Ruto fiton zgjedhjet presidenciale

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika