Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkruar në rrejtin social Twitter, ku ka thënë se bashkupunimi me Shqipërinë është shumë i rëndësishem. Sipas Rizvanollit, Korporata Energjetike e Kosovës(KEK) i kishte dhënë Korporatës Energjetike të Shqipërisë (KESH) energji elektrike.
“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.
“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, ka shtuar Rizvanolli.
Kosovën e ka goditur kriza energjetike, duke shkaktuar reduktime nga ana e KEDS-it.
KEK 🇽🇰 deri sot i ka dhënë KESH-it 🇦🇱 121.7 mijë MWh ⚡.
Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh ⚡ për të evituar reduktimet.
Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!
🇽🇰🤝🇦🇱⬇️⬇️⬇️ https://t.co/UjkkZwKHlQ
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) August 15, 2022
Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, i ka bërë thirrje KEDS-it që të mos ketë reduktime të energjisë elektrike për bizneset.
Sipas tyre, kjo do t’i dëmtonte rëndë bizneset si dhe do të kishte pasoja në humbjen e tregut brenda dhe jashtë vendit duke rezultuar kështu në humbje të vendeve të punës.
Dhoma e Tregtisë, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS-it të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset.