Rakiq: QUINT-i kërkoi nga ne që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë serbe ta pranojnë pavarësinë e Kosovës

Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ambasadorët e shteteve të QUINT-it, gjatë takimit të mbajtur më 15 gusht në Prishtinë, kanë kërkuar nga kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë që “ta pranojnë realitetin, e ai realitet është se Kosova është e pavarur”.

Këtë deklaratë Rakiq e ka dhënë në konferencën për media të Qeverisë së Serbisë të martën.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, raporton REL.

Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia e Franca, dhe që të gjitha e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.

Rakiq bëri të ditur se në takimin me ambasadorët e QUINT-it, mesazhi kryesor nga ta ishte se i përkrahin vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Në takimin, që zgjati më shumë se dy orë, ku kryetarët e komunave i njoftuan ambasadorët për problemet që kanë në komuna… Në atë takim, mesazhi kryesor që dëgjuam nga ambasadorët ishin se shtetet e tyre e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu dëgjuam se ata i mbështesin në mënyrë absolute vendimet e marra nga Prishtina. Veçanërisht ata nënvizuan se mbështesin vendimet e Prishtinës për targat dhe dokumentin për hyrje-dalje që do t’u lëshohet serbëve me të hyrë në Kosovë”, tha Rakiq.

Rakiq bëri të ditur se nuk janë pajtuar me shtetet anëtare të QUINT-it, sa i përket vendimeve që i ka marrë Kosova në lidhje me Veriun.

“Na bën thirrje që ta pranojmë realitetin në terren dhe ai realitet është që Kosova është e pavarur. Asnjë serb, dhe ne ua thamë qartë dje, nuk e pranon atë pavarësi dhe nuk do ta pranojë kurrë. Ne po shikojmë Brukselin, presidentin tonë, Aleksandar Vuçiq dhe po shikojmë dialogun e Brukselit”, tha Rakiq.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika