Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ishte asgjë e re, pasi sipas tij në të gjithë Evropën ka raste të ngjashme.
Tutje, ai ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë duke thënë se idea e bisedimeve është që të dyja vendet të integrohen në Bashkimin Evropian dhe t’i ndajnë vlerat e tyre të përbashkëta.
“Ideja e këtyre bisedimeve është që Kosova dhe Serbia të jenë gati për të ardhmen evropiane dhe mendoj se është ajo çfarë mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën, ngjashëm me atë që është menduar në Kosovë, e bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk do të ishte një shembull unik, pasi modele të ngjashme ekzistojnë në pjesë të tjera të Evropës”, ka deklaruar Hill përmes një videoincizimi teksa iu përgjigjej pyetjeve në rrjetin social Twitter.
Modeli poput Zajednice srpskih opština koji je zamišljen na Kosovu postoje širom Evrope. #SADznate pic.twitter.com/jsTjeGMKf1
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) August 16, 2022
Javë më parë zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, kishte deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Sipas tij, marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen.