Lladrovci-Kurtit: Kalo nga fjalët në vepra

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me anë të një postimi i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë "Albin, a s’po sheh a s’po do me pa. Vepro, kalo nga fjalët në vepra"

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ndarjen e 40 milionë eurove për rrymën e paguar për banorët e komunave veriore.

“Çka është shumë është shumë, megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton, edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai e ka pyetur kryeministrin Kurti “Me çfarë buxheti paguhet ministri juaj, Goran Rakiq, që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njohë Republikën e Kosovës”.

Sipas tij, me anë të Kushtetutës së Kosovës lejohen të bëhen ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flasë nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë. Kushtetuta ta lejon për të bërë ndryshim në kabinet qeveritar edhe me u dhanë shembull të tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbysë as të pështyjë në të”, ka shkruar tutje ai.

“Albin, a s’po sheh a s’po do me pa! Vepro, kalo nga fjalët në vepra”, ka përfunduar postimin Lladrovci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika