BE publikon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

Zyra e Informacionit të BE-së ka publikuar agjendën e takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq që do të mbahet të enjten në Bruksel duke filluar në orën 10:30. Sipas njoftimit, ky takim do të fokusohet në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Flamujt e Bashkimit Evropian

“Të enjten takimi do të fillojë në orën 10:30 dhe do të fokusohet për të çuar përpara dialogun për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, kështu është bërë e ditur nga njoftimi i Zyrës për Media nga Bashkimi Evropian(BE) për takimin e 18 gushtit në Bruksel, takim ky i cili do të mbahet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai do të ndihmohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit, ky takim gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren.

“Përfaqësuesi i Lartë do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë”, thuhet më tutje.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy ditë para takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, për rëndësinë e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke në qendër.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, të cilat janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend.

Ai në emisionin “Five“, ka thënë se vendimi për targa dhe dokumenti për hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e  Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën.

Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë.

Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika