“Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian(BE)”.
Kështu ka thënë, Tomas Szunyog, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë një takimi që kishte me përfaqësuesit e shteteve perëndimore në Kosovë dhe mediat.
Tutje, Szunyog ka theksuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian “vetëm sa do të vazhdojnë të rriten e thellohen”.
“Sot në mbrëmje Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, mirëpriti dhe falënderoi mediat e Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe, Zyrës së EULEX në Kosovë të cilët na u bashkuan sonte në mbledhje joformale verore”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
“BE mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare, dhe partneri më i madh tregtar”, tha Szunyog.
Sipas tij, ky takim ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një mori temash dhe zhvillimesh relevante për Kosovën dhe rajonin.