Pas shpërthimeve në qytetin ukrainas Zhytomyr, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se shteti rus ka vënë në fluturim avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të lëshuar raketa në qytetin ukrainas Zhytomyr, e cila është qendër e madhe transportuese në Kiev.
Zyrtarët kanë thënë të martën e 16 gushtit, që sulmi në qytetin verior ka dëmtuar një fushë ajrore dhe infrastrukturën përreth. Zyrtarët ukrainas gjithashtu raportuan bombardime në qytete të shumta duke përfshirë Sloviansk dhe Kramatorsk.
Në këto sulme ishte në shenjestër edhe qyteti i Kharkivit.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se në rrethin Bohorodychne, Rusia është përpjekur të zhvillonte një betejë sulmuese, por nuk ka pasur sukses dhe është tërhequr.
“Armiku po kryente zbulim ajror në zonën e Kramatorsk. Pranë Spirne, pushtuesit vendosën të shkonin në ofensivë, pësuan humbje dhe u tërhoqën”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, raporton CNN.
Shtabi i Përgjithshëm shtoi se forcat ruse ishin përpjekur gjithashtu të merrnin kontrollin e qytetit Bakhmut të Donetsk, por forcat ukrainase vazhdojnë t’i mbrojnë.