I biri i Michael Schumacher, Mick Schumacher ka qenë gjithmonë një nga garuesit më të famshëm në rritje dhe ky popullaritet shkoi në nivelin tjetër kur ai u regjistrua për të garuar për ‘Haas’ në Formula 1.
Pas një sezoni të parë shumë të vështirë me ekipin, kur ata nuk ishin aspak konkurrues, paketa Haas është shumë më e mirë në 2022 dhe Mick Schumacher ka 12 pikë.
Ai ka filluar të tregojë veten dhe është pyetur se si është të ndjekësh gjurmët e babait të tij shtatë herë kampion botëror.
“Mbiemri im nuk do të thotë më shumë presion”, ka thënë Mick Schumacher.
Ai ka thënë se te mbiemri i tij i sheh vetëm përfitimet dhe jo anët negative.
Ndërsa, edhe një tjetër nga familja Schumacher është duke tentuar që të arrijë në Formula 1, ai është David Schumacher nipi i Michael Schumacher, shkruan Marca.
Ai në fillim të këtij viti vendosi t’i kushtojë vëmendjen DTM-së, duke e lënë anash F1.
“Qëllimi im mbetet të jem në F1 një ditë”, ka thënë Schumacheri më i ri.
“Pyetja e vetme është se si të arrijmë atje”, ka shtuar ai.
Mick Schumacher pësoi një numër përplasjesh zhgënjyese përpara se të shënonte pikët e tij të para në F1 në Çmimin e Madh të Britanisë.
Para se të bënte përfomancën e tij mbresëlënëse në Silverstone, gjermani pësoi përplasje në Arabinë Saudite dhe në Monako që padyshim i kushtoi Haas-it miliona për t’u riparuar.