LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj: AKK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, teksa ka theksuar se Agjencioni anti-korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Berishajt

Ambasadori i Kosovës nq Kroaci, Martin Berishaj

Teksa ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Agjencioni anti-korrupsion të mërkurën e 17 gushtit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të njëjtit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni”, ka shkruar ajo.

“Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, shtoi Sadriu.

Ajo ka thënë se hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit.

Ndryshe, sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku parat e  dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhet se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali.

Këto transfere parash kanë çuar deri te hetimi i politikanit slloven Golob.

Pagesat nga dega e kompanisë energjetike serbe GEN-I, të cilat ekzekutoheshin në kompaninë e Berishajt, ‘MB Consulting’, bëheshin në emër të konsultës, me përshkrimin se janë pagesa për këshillime profesionale.

Skandali financiar, në të cilin është përfshirë Berishaj, kap shumën e rreth 600 mijë eurove, të cilat ai i tërhiqte nga llogaria e ‘kompanisë së tij fiktive’ dhe fizikisht ia dorëzonte politikanit slloven.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy llogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”.

Berishaj në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, dhe pas fitores së kësaj të fundit, ai është emëruar ambasador në Zagreb.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika