Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së të mërkurën e 17 gushtit ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur.
Ndërsa, gjatë 24-orëve të fundit nga dy mijë e 473 testime, 783 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Numri i të shëruarve është 952, ndërsa numri i rasteve aktive me coronavirus është pesë mijë e 561.
Ndërkaq, 80 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit. Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 48 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 272 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 104 mijë e 861 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 638 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.
Të martën e 16 gushtit janë regjistruar 413 raste të reja me COVID-19, ndërsa që nga e shtunja nuk ishte raportuar për ndonjë të vdekur shkak i coronavirusit.