Futbollisti i ri Naxhi Berisha që luan për FC Prishtina U19, do të testohet te klubi i njohur kroat Hajduk Split.
Për 2 javë ai do të stërvitet me ekipin e juniorëve të gjigantit kroat teksa gjatë qëndrimit pritet t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
Me Berishën në prova do të jetë edhe futbollisti Rijad Jashari që është pjesë e 2 Korrikut.
Mundësia për t’u provuar të dy futbollistët në fjalë ka ardhur pas angazhimit të skautit të Hajduk Split për Kosovë e Shqipëri, Albin Sahatqija.
Ndryshe, Naxhi Berisha është nën menaxhimin e kompanisë SEE Talents që ka në fokus transferimin e lojtarëve në klube të jashtme.