Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 20 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 949 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 27 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 545.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 214 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 901 mijë e 677 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 768.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 313.
Janë një milion e 822 mijë e 924 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më katër prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.