I dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaras njëri me tjetrin për të diskutuar programin dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm.
“Presim një marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë ai për Kanal10.
Lajçak më tutje ka thënë se do të diskutohet se si të arrihet një marrëveshje e së ardhmes dhe se si të arrihet një normalizim në mes të raporteve Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, të enjten e 18 gushtit do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.