Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka kritikuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, të cilin e kishte prezantuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke bërë të ditur se e kanë proceduar në konsultime paraprake Projektligjin për zyrtarët publikë.
Këtë projektligj, Tahiri e ka cilësuar si “sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim”.
Sipas tij, projektligji në fjalë është kundër “gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”.
“Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.
Në fund, Tahiri ka thënë se një ligj i tillë nuk duhet të kalojë.