Ish-ministrja –Gërvallës: Takimi me homologun palestinez dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për shkak të mostransparencës së saj në takim me homologun palestinez në forumin e Antalyas.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se një veprim i tillë, dëmton marrëdhënien e re të Kosovës me Izraelin, dhe interesat afatgjate të Kosovës për të siguruar njohje të reja në Lindjen e Mesme.

“Mostransparenca e ministres rreth takimit me ministrin palestinez e dëmton Kosovën, dëmton marrëdhënien e re me Izraelin ende pa u konsoliduar mirë, dëmton interesat afatgjate të Kosovës për të siguruar njohje të reja nga shtetet e Lindjes së Mesme, dhe ndihmon pozicionin e Serbisë per të forcuar ‘koalicionin ndërkombëtar’ kundër subjektivitetit të shtetit tonë”, ka shkruar ajo.
“Kosova përveç që ka punuar shumë për të ndërtuar marrëdhënie zyrtare diplomatike me shtetin e Izraelit, ka bërë përpjekje të mëdha për të zbrapsur kampanjën ilegale të Serbisë për të penguar e dëmtuar njohjet ekzistuese dhe ato potenciale të Kosovës”, ka shtuar ajo.

Sipas Haradinajt, Kosova nuk ka përgjegjësi morale ndaj Palestinës, andaj siç ka theksuar ajo, ministrja Gërvalla nuk do të duhej të ndihej në borxh, duke e mbajtur larg publikut.

“MPJD duhet urgjentisht të sqarohet me një deklaratë publike në shqip dhe anglisht rreth takimit, temave, dhe pozicionit të Kosovës rreth asaj që ka deklaruar MPJ e autoriteteve palestineze pas takimit me Kosovën, për të riparuar dëmin tashmë të shkaktuar me Shtetin mik të Izraelit”, ka shtuar ajo.

Siç ka potencuar Haradinaj, heshtja e ministres ka hedhur poshtë gjithë mundin e Kosovës, duke ia dhuruar terrenin diplomatik vetëm Palestinës dhe Serbisë.

Ndryshe, Gërvalla gjatë qëndrimit në Forumin Diplomatik të Antalyas kishte takuar homologun e saj nga Palestina, Riyad al-Maliki.

Ky takim nuk ishte publikuar as në komunikatë zyrtare e as në rrjetet sociale të ministres.

Megjithatë, ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, kishte thënë se pozicioni i Palestinës në raport me njohjen e shtetit të Kosovës nuk ndryshon.

Ai për mediat serbe kishte deklaruar se, takimi i tij me ministren gërvalla “nuk do të thotë asgjë”.

“Fakti se ministri [palestinez] u takua në margjinat e një takimi në Turqi nuk do të thotë asgjë për ne, dhe nuk ndryshon asnjë qëndrim”, kishte thënë Nabhan.

Sipas tij, Palestina, në raport me Kosovën “udhëheqet nga Rezoluta 12/44 dhe avokimi për dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika