Nagavci: Punëtorët e arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në projektligjin për paga

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në projektligjin për paga, i cili tanimë është diskutim paraprak. Sipas saj, Qeveria e Kosovës që nga fillimi e ka prioritet arsimin

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga fillimi e ka prioritet arsimin.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.

“Me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI-it si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Nagavci.

Sipas Nagavcit, ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se projektligji i pagave sjell koeficient të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve, trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët dhe shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale.

Përveç këtyre, ajo ka thënë se sjell përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore dhe transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.

Nagavci ka theksuar se angazhimi i të gjithëve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor më 1 shtator.

Ndryshe, më 17 gusht, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për procedimin e Projektligjit për pagat dhe atë për zyrtarët publikë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla kishte theksuar se të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe, padyshim, rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

“Ju bëjmë me dije se sot pas një pune dinamike për shumë muaj kemi proceduar në konsultime paraprake dy projektligje”, ka shkruar ai.

Sipas të parit të këtij dikasteri, projektligji për pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Sveçla: Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika