Eksperti i sigurisë për grafitet në Veri i fajëson Vuçiqin e Radoiçiqin

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, pas vendosjes së disa grafiteve në gjuhën serbe me mbishkrimin “Mos u brengosni, këtu jemi”, që janë parë në Veri të Mitrovicës, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuciq dhe Milan Radoiçiq paraqiten me formacionin e ri paramilitar “Brigada e Veriut”

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Pas vendosjes së disa grafiteve në gjuhën serbe me mbishkrimin “Mos u brengosni, këtu jemi”, janë parë në sheshin “Car Llazar”, në Veri të Mitrovicës, ka reaguar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky është “një kërcënim tjetër ruso-serb ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, për ta shmangur vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë”.

Ai ka thënë se pas “Rojave të Urës”, “Mbrojtjes Civile” e formacioneve të tjera, tash Vuçiqi e Radoiçiqi paraqiten me këtë formacionin e ri paramilitar “Brigada Veriore”.

Ilustrim

Për të, kjo është një pjesë e asaj lufte hibride.

Ndërkaq, disa grafite në gjuhën serbe me mbishkrimin “Mos u brengosni, këtu jemi”, janë parë në sheshin “Car Llazar”, në Veri të Mitrovicës.

Grafiti me mbishkrimin “Mos u brengosni, këtu jemi”, në Veri të Mitrovicës

I shkruar me ngjyrat e flamurit serb, këtij mbishkrimi në rrugët e të njëjtit shesh, i është bashkangjitur një emblemë me mbishkrimin “Brigada e Veriut”.

I njëjti vjen pikërisht në ditën kur po mbahen takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Grafiti me mbishkrimin “Mos u brengosni, këtu jemi”, në Veri të Mitrovicës
Ndonëse u takuan dy herë gjatë vitit 2021, negociatat në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk patën ndonjë rezultat konkret.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika