Të enjten e 18 gushtit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takimin e tij në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi ka caktuar një takim në Beograd me serbët nga Kosova.
Takimi është paralajmëruar të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, raporton mediumi serb, Novosti.
Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve.
Ndërkaq, në Bruksel, presidenti Vuçiq përveç se është në takim me kryeministrin Kurti, takimi po zhvillohet edhe me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Po ashtu, ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh, ndërsa do të ketë raund të dytë të takimit midis liderit të Kosovës dhe atij të Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së.
Kjo me qëllimin që liderët të takohen sërish gjatë ditës.
Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përfundon raundi i parë trepalësh, vazhdojnë takimet dypalëshe