Derisa dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel po vazhdon, bashkëpunimi i Ushtrisë së Kosovës me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u thelluar.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.
Bashkëpunimi në mes të Ushtrisë së Kosovës dhe gardës kombëtare të IOWA-së, “është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm”.
“Në takim diskutuam rreth situatës së sigurisë, me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave tona strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë”, tha Mehaj.
Sipas Mehajt, ky bashkëpunim është vlerësuar lart edhe nga Gjeneral Corell.
Ai bëri të ditur se ka falënderuar Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga garda kombëtare e IOWA-së Ushtrisë së Kosovës, për më shumë së një dekadë.