Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se popullit i Kosovës e meriton një lider që punon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, dhe që sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik.
“Populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-të dhe BE për të sjellur zhvillim dhe normalizim ekonomik”, ka shkruar Grennell.
The people of Kosovo deserve a leader who works with the U.S. and the EU to bring economic development and normalization.
Kosovo should have visa free travel by now – and they would have if Thaci and Trump were still in office.
Stop arguing & work towards agreements!
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 18, 2022
Sipas tij Kosova do të kishte liberalizmin e vizave deri tash, dhe kjo do të ndodhte nëse Hashim Thaçi dhe Donald Trump do të ishin duke qeverisur.
“Kosova duhet të kishte liberalizmin e vizave deri tash – dhe kjo do te ndodhte nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në zyre”, ka shtuar Grenell.
Ai e ka përfunduar postimin duke shkruar mjaft me debate dhe punoni drejtë marrëveshjeve.
Ndërsa, në një postim tjetër sipas Grenell Kurti ka hedhur poshtë çdo ide të paraqitur nga BE dhe ShBA-të, dhe me këtë BE është e frusturar.
“Të jemi të qartë… Kurti ka hedhur poshtë çdo ide të paraqitur nga BE dhe SHBA deri më tani. BE-ja është vërtet e frustruar. Përfaqësuesit e BE-së i kanë kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit të qëndrojnë më gjatë për të vazhduar përpjekjet”, ka shtuar Grenell.
Let’s be clear…
Kurti has rejected every idea put forward by the EU & US so far. EU is really frustrated.
EU representatives have asked Kurti & Vucic to stay longer to keep trying. https://t.co/10HLx5hGiQ
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 18, 2022
Ai ka shtuar se në një pikë ku është dakord me kryeministrin Kurti është se nuk mund ti besojë BE-së kur thonë se nëse bëni kompromis tani do të bëjmë liberalizmin e vizave më vonë.
One point where I agree with Kurti:
You can’t believe the EU when they say that if you compromise now we will do visa liberalization later.
I know personally that the Germans committed to some visas years ago – and it’s still not done. Kurti is right to not fall for it.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 18, 2022
“Një pikë ku jam dakord me Kurtin: Nuk mund t’i besoni BE-së kur thonë se nëse bëni kompromis tani do të bëjmë liberalizimin e vizave më vonë. Unë e di personalisht se gjermanët u angazhuan për viza disa vite më parë – dhe ende nuk është realizuar. Kurti ka të drejtë që nuk po mashtrohet”, ka deklaruar Richard Grenell.