KTE i rekomandon KEK-ut t’i shfrytëzojë 7 milionë euro për import të energjisë

Komiteti Teknik për Energji (KTE), i ka rekomanduar Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro nga subvencioni i bartur i Qeverisë së Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën vendore për energji

Korporata Energjetike e Kosovës - KEK

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë të ditur se i është rekomanduar nga Komiteti Teknik për Energji (KTE), që t’i shfrytëzojë 7 milionë euro, nga subvencioni i bartur i Qeverisë së Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën vendore për energji.

Në njoftimin e tyre thuhet se KEK-u është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë, në “finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknik të Energjisë”.

Po ashtu, në njoftim thuhet se KEK-u është duke vazhduar të pranoj energji elektrike nga Shqipëria, në mënyrë që të evitohen reduktimet.

“Për më tepër, në kohën kur në vendin tonë rritet konsumi, KEK po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH). Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitoj sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundor dhe evitimin e reduktimeve”, thuhet në njoftim.

Sipas, KEK-ut, deri më tani kanë depozituar për Shqipërinë mbi 120.000 Mwh, ndërsa në katër ditët e fundit si pasojë e krizës me energji nga Shqipëria janë pranuar rreth 3,500 Mwh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika