Rrugëtimi jetësor e profesional i Lendita Bekteshit, fituese e titullit “Ambasadore e Paqes”

Lendita Bekteshi, për Portalin Dukagjini ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional e personal. Bekteshi së fundmi e ka fituar titullin “Ambasadore e Paqes”

Lindita Bekteshi Drejtoresh e Administratës në Komunën e Obiliqit

Fituesja e çmimit “Ambasadore e Paqës” është Drejtoresha e Administratës në Komunën e Obiliqit, Lendita Bekteshi, e cila karrierën profesionale e nisi si gazetare.

Në një intervistë për Portalin Dukagjini, Bekteshi rrëfen se fillimet e saja nuk ishin aspak të lehta. Ajo ka treguar se karriera e saj si gazetare kishte filluar në gazetën “Zëri”.

“Fillimi im ishte në gazetën ‘Zëri’. Aty isha me kolegët më të mirë dhe më të suksesshëm. Në atë kohë krahu im i djathtë ishte Arbana Xharra, e cila kishte besim mjaft të madh ndaj meje dhe më ka angazhuar mjaft shumë”.

Bekteshi thotë se te gazeta “Zëri”, puna nuk ishte aspak e lehtë për të, por sipas saj, kjo e ka bërë vetëm më të fortë në rrugëtimin e saj profesional si gazetare.

“Ishte një periudhë jashtzakonisht e mirë, sigurisht që nuk ka munguar as stresi, presioni. Por, prap mbetet një periudhë e mirë e cila ka ndikuar pozitivisht në jetën time, për shkak se me kalimin e viteve, burimet ndërtohen dhe kjo të bën të njohësh më shumë njerëz”, vijoi ajo.

Lendita Bekteshi

Bekteshi ka treguar se edhe pse nuk ka më rolin e gazetares ajo vazhdon të ketë kontakte më ish-kolegët e saj, por se kalimi nga një profesion në tjetrin, nuk është gjithmonë i lehtë.

Bekteshi, e la profesionin e gazetares për t’u bërë Drejtoreshë e Administratës në Komunën e Obiliqit.

Ajo thotë se sikurse edhe në profesionin e gazetarisë, edhe fillimet e profesionit tjetër nuk ishin të lehta, por ia ka dalë me sukses që të ambientohet edhe te profesion i panjohur për të deri në momentin që e ka marrë detyrën.

E pyetur se nëse i ka ndihmuar profesioni i gazetarisë në punën që ajo bënë sot, Bekteshi tha “Si gazetare është dashur të përpiqesh të hulumtosh dhe të mbledhësh informata të sakta në mënyrë që të ofrojnë kuptim më të thellë. Nuk kanë munguar as kërcënimet apo pengesat që janë bërë gjatë kryerjes së detyrave të punës, mirëpo të gjitha i kam tejkaluar me forcën time. Pas punës si gazetare, përvoja ime e parë është hyrja në listë në asamble edhe pse e renditur si femër isha e gatshme të përfshihem në çdo debat, takim me të gjitha strukturat”.

“Arrita të dal si femra më e votuar në komunën e Obiliqit, duke u vlerësuar dhe rënditur jo si kuotë, por si vlerë, me çka kam bërë thyerjen e një barriere të kahmotshme duke marrë parasysh se në ulëset e kuvendeve komunale femra ulej vetëm duke u rënditur si kuotë!”, ka shtuar Bekteshi

Më të vështirë këtë profesion për Bekteshin e ka bërë fakti që ajo tashmë ishte bërë nënë.

“Sigurisht çdo punë ka edhe sfidat e veta, por sfida më e madhe që unë konsideroj ka qenë fillimi i punës në Drejtorinë e Administratës, për shkak se kishte pak muaj që isha bërë nënë dhe për shkak të punës nuk mundesha t’i përkushtohem 100% vajzës time. Por, vullneti për punë, vullneti i vajzës më ka bërë që të punoj në të dyja dhe të arrijë një rezultat të mirë”, ka deklaruar Bekteshi.

Ajo ka rrëfyer edhe për çmimin që ka marrë si “Ambasadore e Paqes”, dhe se çfarë e ka bërë atë më të dallueshme për të përfituar këtë çmim.

Lendita Bekteshi

“Roli dhe misioni i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Evropë ‘Amitie Franco Albanaise’ (Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare) është asociacion joqeveritar i mbrojtur konform ligjit, me seli në Annemasse të Francës. Kjo shoqatë, ushtron aktivitetet mbi çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese, gjithashtu mbi çështjet protokolare në shumë konferenca e seminare, duke filluar nga Komisioni Evropian e deri te vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe organizimin e promovimeve kulturore dhe ekonomike”, ka deklaruar ajo.

Bekteshi e ka krahasuar profesionin e gazetares të cilin e ka ushtruar për 13 vjet me profesionin që mban tash të drejtoreshës së Administratës në Komunën e Obiliqit.

Ajo ka thënë se përmes politikës ka mundësi t’i ndihmojë më shumë qytetarët dhe të jetë afër tyre e t’i dëgjojë brengat e secilit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika