Një miliard euro të dhuruara nga Komisioni Evropian për luftën në Ukrainë

Të 27 vendet e BE-së dhe Norvegjia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, kanë ofruar ndihmë vullnetare për Ukrainën, nga automjetet, deri te pajisjet e energjisë

Komisini Evropian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se deri tani janë kanalizuar 1 miliard euro për të adresuar pasojat humanitare të luftës, duke ofruar më shumë se 66,200 tonë ndihmë vullnetare për Ukrainën.

Përmes një postimi në Facebook, Komisioni Evropian në mes të ndihmave përfshihen 180 ambulanca, 125 automjete zjarrfikëse, 300 gjeneratorë të energjisë dhe 35 mjete makinerish të rënda.

“Mbështetja jonë kolektive për Ukrainën është e palëkundur”, thuhet në postimin e tyre.

Të 27 vendet e BE-së, plus Norvegjia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë ofruar ndihmë vullentare duke filluar nga furnizimet mjekësore dhe sendet e strehimit, deri tek automjetet dhe pajisjet e energjisë.

Artikujt po dërgohen direkt në Ukrainë dhe përmes qendrave logjistike të vendosura në Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Që nga 29 korriku, mbi 46,000 tonë janë dorëzuar përmes qendrave logjistike.

Lufta në Ukrainë ka detyruar tashmë më shumë se 14 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina janë gra dhe fëmijë. Kjo është kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në botë.

Vlerësohet se më shumë se 6.28 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit. Ndërkohë, rreth 13 milionë njerëz janë të bllokuar në zonat e prekura, ose nuk duan, ose nuk mund të largohen për shkak të veprimeve ushtarake.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika