Zelensky: Çdo pseudoreferendum për bashkimin me Rusinë ‘do të ishte një shuplakë në fytyrë’

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për një referendum të mundshëm me Rusinë duke thënë se çdo "pseudo referendum" i mbajtur në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës do të ishte një "shuplakë në fytyrë për komunitetin ndërkombëtar"

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Lufta që ka filluar Rusia në Ukrainë ka bërë që shteti rus t’i marrë nën kontroll disa zona të mëdha të rajonit lindor të Donbasit dhe pjesë të Ukrainës jugore.

Dhe si rezultat i kësaj zyrtarët kanë ngritur mundësinë e mbajtjes së referendumeve.

Referendumet do të ishin vota nëse vendasit do të donin t’i bashkoheshin Rusisë, veprim ky i përdorur nga shteti rus kur kishte aneksuar Krimenë në vitin 2014.

Por, në fjalimin e tij, Zelensky, i sapotakuar me shefin e OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka kritikuar masën, raporton euronews.

“I bëra thirrje presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres që të shprehin qëndrimin më të rreptë të mundshëm në lidhje me pseudoreferendumet e planifikuara të Rusisë në territorin e pushtuar”, ka thënë ai.

“Çdo pseudo-referendum do të jetë një shuplakë në fytyrën e komunitetit ndërkombëtar”, ka shtuar presidenti i Ukrainës.

Forcat ruse të cilat mbajnë pjesën më të madhe të rajonit Kherson në Ukrainën jugore dhe zyrtarët përgjegjës kanë sugjeruar se një referendum për bashkimin me Rusinë mund të mbahet brenda javëve ose muajve të ardhshëm.

Në Donbas, përfaqësuesit rusë të cilët kanë kapur pjesë të territorit në vitin 2014, kanë mbajtur referendume për pavarësinë dhe kanë shpallur “republikat popullore” në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit të Luhansk që pothuajse është tërësisht nën kontrollin rus për disa javë ka sugjeruar më herët në gusht se Rusia është duke u përgatitur për një referendum të ri në zonat e pushtuara rishtazi dhe e cila po iu ofronte banorëve përfitime për pjesëmarrjen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika