Të premten, nis BeerFest Kosova

17 brende të birrave vendore dhe ndërkombëtare do jenë pjesë e festivalit që do mbahet për tre net, 19,20 dhe 21 gusht

BeerFest Kosova

Beerfest Kosova rikthehet për të shënuar një edicion të radhës në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Krahas pijes së ngjarjes, birrë, pijeve të tjera dhe ushqimit, adhuruesit e Berrfest do të argëtohen nën muzikën e artistëve të njohur si MC Kresha, Lyrical Son, Melinda Ademi, Minatori e të tjerë.

“Përveç shumë birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë”, thuhet në kumtesën e tyre.

17 brende të birrave vendore dhe ndërkombëtare do jenë pjesë e festivalit që do mbahet për tre net, 19,20 dhe 21 gusht.

Brendet pjesëmarrëse vendore janë Peja, Prishtina, Sabaja, Morea dhe Illyrian Castle.

Kurse birrat ndërkombëtare janë Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona, Kozel, Asahi, Wellf Brau.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika