Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ky i fundit të ndajë me urgjencë një fond të veçantë për përkrahjen e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës pretendon se ndërprerjet e njëpasnjëshme të energjisë elektrike kanë shkaktuar humbje të pakompenzuara për bizneset, si rrjedhojë e të cilave është parashtruar edhe kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideroi që ndarja e fondit për përkrahje të bizneseve duhet të trajtohet si nevojë jashtëzakonisht emergjente, prandaj ka kërkuar që të ndërmerren hapa konkret në afat sa më të shkurtër kohor, pasi që aktualisht vetëm brenda një dite, mosfurnizimi me energji elektrike nga KEDS është 4 orë”, thuhet në njoftim.
Njëherësh, siç thuhet në njoftim, përpos biznesve, ndërprerjet e energjisë po rrezikojnë të humbin edhe tregun e shitjes.