Dolores Shelleh kishte vendosur të sfidonte veten në vitin 2015.
Shelleh ka punuar në një kompani korporative në Dubai, por nevoja për një sfidë të re e ka shtyrë atë që të vendosë të ngjitej maleve.
“Gjithmonë kam dashur të lidhem me natyrën dhe të eksploroj më shumë botën”, ka thënë ajo.
Pa përvojë paraprake në alpinizëm, ajo ka kaluar tri vitet në vijim duke rritur gradualisht portofolin e saj.
“Unë u ngjita në malin Kilimanjaro dhe majën Mera, dhe më pas mendova se duhet të ngjitesha në malin Everest nga ana tibetiane dhe të bëhesha gruaja e parë arabe që e bën këtë dhe të arrijë një histori”, ka shtuar Shelleh.
Pavarësisht stërvitjes dhe përgatitjeve të tyre, Shelleh dhe alpinistët e tjerë në ekipin e saj janë përballur me fatkeqësi gjatë udhëtimit të tyre 50-ditor në majën e botës, raporton euronews.
“Kisha ditë të këqija ku ndjeva se nuk mund t’ia dilja. Të gjithë ne u sëmurëm në një moment për shkak të lartësisë, nuk është e natyrshme për trupin. Por ishte mirë të shihje të gjithë të lidhur si njerëz, pavarësisht nga dallimet tona dhe të mbështesim njëri-tjetrin drejt qëllimit të përbashkët, është shprehur ajo.
Moti i keq ka bërë që Shelleh dhe ekipi i saj të kishin një afat të vogël dy deri në tri ditë për të provuar shtytjen e tyre në majën e malit Everest.
Më 23 maj 2019, Dolores Shelleh është bërë gruaja e parë jordaneze që ka qëndruar në pikën më të lartë në tokë dhe gruaja e parë arabe që ka realizuar arritjen nga kreshta verilindore.
“U ndjeva më e gjallë, u ndjeva më njerëzore,” ka shtuar ajo.
Ndryshe, pas eksperiencës që Shelleh kishte kaluar dhe me rikthimin e saj në shtëpi kishte vendosur të bëhej trajnere e jetës dhe të ndihmonte të tjerët për të arritur ëndrrat e tyre.